Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritILMI TAHIRI -O JU MALE HEROINA

ILMI TAHIRI -O JU MALE HEROINA

O JU MALE HEROINA

o ju male heroina,

mbushur plotë me stoli,

shumë e rrallë kjo bukuri,

na i mbush zemrat

përplotë freski,

ujë, ajër të pastër

në pafundësi,

edhe jetës i jep lakmi,

vizitorë me ëndje dhe sy,

male të bukura dhe

të çmuara si pasuri,

mahnitë syrin me

atë madhështi, fusha

të vogël në brendi ,

harta jote plotë stoli,

rreth e rrotull e shpalon

tuajën bukuri, o ju male,

përplotë freski me

prisni mua se tani do vij,

të të ndjej tuajën magji,

më frymezoni në pafundësi,

shpirti ndjen veç lumturi,

atraksion jo vetëm për njeri,

hëna dhe dielli

të shëndrisin me lakmi,

yjet lartë ndiejnë freski,

ligjërime zogjësh

përplotë melodi ,

edhe flururat gjithandej

ju bëjnë shoqëri,

të thithin ajrin plotë freski,

i ftojnë lulet për

shëti dhe dashuri,

dhe ylberin kanë fantazi,

ditë me vapë , a ditë me shi,

këto male shumë me nder,

e ruajnë të tyren virgjëri,

i ftojnë njerëzit për shëti,

ti shijojnë këto mrekulli,

dhe shumë gjatë jetojnë

me kujtimin e tij ,

o ju male plotë ëndje

dhe shije, jeni prehje

por edhe shtrat dashurije,

sipër hëna sa ju ka hije,

vjen e lumtur në çdo mbrëmje

si perëndeshë bukurije,

çiltërisht ia thotë diellit,

eja poshtë ta kalojmë

një natë magjie, dhe

më pas vetes qiellit

le të marrim pakëz hije,

se u dogjëm natë e ditë

në zjarrë dashurie.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT