Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa -Me vjen keq

Imer Hysa -Me vjen keq

ME VJEN KEQ

Më vjen keq për lulet që skanë mjaftueshëm puthje bletësh,
për fustanet e pemëve që grisen pa u bëra nëna,
Keq më vjen për lumenjtë që bëhen zap të zënë në leqe
për shtratin e brigjet e përrenjve, buzë plasur nga etja.

Më vjen keq për bjeshkët, livadhet, shkrepat
për këmborët e bagëtive që s’dhurojnë më tinguj,
Keq më vjen për pyllin pa një këngë bilbili a thëllëze
po aq sa për një hije frasheri barinjsh pa njé melodi fyelli.

Më vjen keq për tokën që s’mbarset me drithra
për plugjet që pluhuri i ka mbuluar në hangare,
Keq me vjen për frutat që kalben si hithra
Për livadhet që s’dëgjoj dot blegërimën e një deleje manare.

Më vjen keq për nipin që lindi matanë detit
dhe jo me gjuhë të nënës fillon klasën e parë,
Keq më vjen për shtëpitë pa zëra fëmijësh
për gjyshërit që s’tregojnë dot qoftë dhe një përrallë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT