Na ishte njëherë,
Kur fjala kish vlerë,
Kur rroje me nder.
Sot ne të mjerë,
Dëgjojmë gomerë,
Që kanë humbur “frerë”.
Janë kthyer të mjerë,
Janë shitur e blerë,
Me miliona herë.
Tani shpirti vrer,
I vjen përzjerë,
E kërkon të nxjerrë.
Në qoftë kështu përherë,
Pika le t’më bjerë,
Kot që paskam lerë.
