BallinaVitrina e libritXhemile Aliu-ENDEM

Xhemile Aliu-ENDEM

Endem nëpër labirintin e jetës pa pushim,
në rrugët e lagështa, të panjohura, në përjetësi,
e në një jetë bredhjeje, pa cak e pa kufij.
S’e di, s’e di, si do të jetë ky fati ynë i trishtë.

Në rrugët bardhoshe, të qëndisura si qilimi,
bie trishtimi mbi jetën e një endacaku,
ku nga djersa, bloza e sedra e tij kullon
një kore buke, një mall në shpirt që përvëlon.

Endesh, endesh në këto labirinte të errëta,
ashtu si jeta e një gurbetçari, të degdisur në planetin jetë.
Në çdo skutë, në çdo rrugë, takon një të mjeruar,
që jeta e ka katandisur në këtë horizont pa vlerë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT