Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritPORTRETI MBI URE

PORTRETI MBI URE

PORTRETI MBI URE

Mbi shpinen tende sa kohe kaloj

nje gjurme jete diku e mbollem

mbeten kujtime te pa harruara

ne mes dy brigjesh portretin nxorrem

Na zbehu koha na zbehen vitet

por vetem ti su mplake kurr

dhe ne kete moshe kur qel kujtimet

ti mes dy brigjesh rrin gur mbi gur

Dhe tash kur larg me ka hedhe jeta

me zgjon kujtime e nostalgji

mbi guret tu me sjell shpesh etja

ulem e çmallem kujtimeve mbi ty

Shikoj portretin vitet numroj

dhe permbi gur ulem e rri

moshen rinore me ty kujtoj

Çmallem portretit bashke me ty

Shpresa Gashi Zurnaci

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT