BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-MES DJEPIT DHE ATDHEUT

Rudina Muharremi Beja-MES DJEPIT DHE ATDHEUT

Gjysma ime feston: një djep sapo u mbush,
gjysma tjetër qan atdheun, zemrën bërë prush.

Sa e rëndë ta kuptosh, kur sytë s’kanë më zë,
kur rrënjët të mbajnë lidhur me një tokë që s’të njeh më.

E di, secili betohet se e drejta është me të,
përqark gjithçka përflaket, flijohet çdo zë.

Por jo, mik i nderuar, dhuna s’mbjell veç zi;
kur më në prag s’të duan, është koha të shkosh ti.

Me forcë asgjë e bukur kurrë s’është krijuar,
A s’është ky absurdi më i madh i dëgjuar?

Hapja udhën rinisë, me ata sy të pastër,
mos e digj atdheun për një pëllëmbë ngastër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT