Friday, March 14, 2025
BallinaVitrina e libritJETA IME ËSHTË IMJA!

JETA IME ËSHTË IMJA!

Jeta ime është imja,

E pasur,

E çalë,

Besuese,

Është imja.

Është një torbë,

Ku koha e ka grisur,

E ndër të çara vrimash,

Vitet thërmohen krisur.

I shoh pas vetes,

Ç’keqardhje e vrarë,

Ti mbledh dot s’mund,

Unë bëj përpara,

E torba vitet shkund.

Dhe sa për të jetuar,

Jam edhe coptuar,

Për m’tmirën jam betuar,

Ndonjëherë dhe ligështuar,

Si pyll i harruar.

Pranvera,

Jo gjithmonë

M’ka lulëzuar.

Ndër qerpik të brishtë,

M’janë thyer dhe sytë,

Nga hidhërimi

Shpesh dhe m’kanë mbyt,

Lotët e mi të artë,

Kur nga gëzimi,

M’kthehen,

Në mjaltë,

Ndaj jam dhe me fat,

Kam jetën e gjatë,

Sikur dua,

Pa marrë hua,

Ndaj,

Kam ende kohë,

Jeta ime është imja,

M’duhet akoma ta njoh.

Arjana Fetahu Gaba,

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT