Friday, March 14, 2025
BallinaSportCristiano Ronaldo reagon në Instagram, pas veprimit të pahijshëm që bëri sot...

Cristiano Ronaldo reagon në Instagram, pas veprimit të pahijshëm që bëri sot ndaj Everton

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me gjestin e tij ndaj një tifozi sot në ndeshjen ndaj Everton, ku e fton atë të shikoj një lojë në ‘Old Trafford’, transmeton Gazeta Metro.

Pasi që ju bë virale video e publikuar ku shihet Cristiano Ronaldo duke shkuar në zhveshtore pas humbjes ndaj Everton dhe i thyen telefonin një tifozi, ka reaguar edhe vetë futbollisti në Instagram.

Ai tha se nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç është ai me të cilin po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të rinjtë që e duan lojën e bukur.

Më tutje ai shton se kërkon falje për gjestin e tij dhe fton tifozin të shikoj një ndeshje në ‘Old Trafford’ si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive.Veprimi i 37-vjeçarit u kritikua shumë gjatë ditës së sotme derisa edhe nëna e tifozit më herët kishte publikuar një fotografi të dorës së djalit të saj të nxirë dhe telefonin e thyer, ajo kishte thënë edhe se është e pabesueshme ky reagim i një futbollisti profesionist siç është Cristiano Ronaldo.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT