NATËN E MIRË, DASHURI!
Natën e mirë, mbill në ëndrrat e tua
Aromën e jaseminit dhe palmat në det
Thuaji jetës dhe në gjumë ;” Të dua”
Bëj gjumin e qetë!
Natën e mirë, moj e dlirë
Mbuloji yjet si fëmijët të flenë
Ji dritë e pashuar në errësirë
Nga jeta gjithnjë ke çfarë merr!
Natën e mirë, në zgjim shprese
Si trëndafil i përtërirë
Me agun që çel nga një buzëqeshje
Thur këngën më të mirë!
Natën e mirë, në një natë magjie
Në ëndrra u bëfsh, princeshë
Mbi flokë vendos kurorë mirësie
Mbi shtrat dashurie të flesh!…