Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Donika Meta Gjura

Çaste poetike me poeten Donika Meta Gjura

Poezia!

Është pasion që buron nga shpirti i vërtetë, si magnet pas vetes të tërheq,

Të jep krahë të fluturosh në Qiell,në yje, në male, fushë, si dallëndyshja kur kthehet nga shtegëtimi

në fole..

Kur shpirti merr flakë, shpërthen si vullkan, ujëvarë vargjet

rendit,

Si manushaqja kur mbin në ferrë, lajmëron pranverën, natyrën e gjelbër e bukuritë..

Poezia, çelës i pentagramit ku artisti, rapsodi këndon këngë e melodi,

Poeti në vargje shpreh dhimbshëm atë ç’far ndjen dhe heronjëve u thur

lavdi..

Pena shkruan pa frikë e ndrojtje për ç’far dëgjon e sheh,

Kënaqësi kur udhëton nëpër 36 – të shkronja,

Dhe të zezën në letër të bardhë e hedh..

Është një mrekulli për të gjithë lexuesit të emocionon,

Dhe sikur të duash të heqësh dorë, të zë dhe nuk të lëshon..

Ah, poezia si Diell tek ç’do poet ajo vjen,

Në të dyja jetët në vargje poetin aty e gjen,

Ashtu edhe mua më vjen si rreze Dielli në shpirt poezia,

Se aty shpalos talentin, dhe shkruaj për vuajtjet e hallet që

ka njerëzia..

PËR TY MËSUESE

*

N’fletë t’bardhë kjo pena ime,

Do t’i derdhi vargjet lumë,

Veç për ty moj zonjë fisnike,

Që me ne s’u lodhe kurrë..

Ishim fëmijë t’pa dalur n’derë,

Dikur sistemi ishte i tillë,

S’kishte kopshte e as çerdhe,

Ndaj për mësuesit ishte vështirë..

Dhe për ne i lodhshëm mësimi,

Zi na bënte tymi i llamës,

Kur s’ndriçonte dhe kandili,

Lexonim e shkruanim n’dritë t’Hënës..

Nga errësira ti na nxore,

Na e mësove A.B.C.- në,

Veç buzëqeshje na dhurove,

Me ëmbëlsi na prisje n’mëngjes..

Sa dije nga vetja na ke dhënë,

Sa doktora e inxhinjera,

T’panumërt dalë nga ajo bankë,

Ti i festofsh veç pranvera..

Ti na e mësove k’të Alfabet,

36 – shkronja të gjitha ar,

Më të ëmblat në Planet,

Janë të Shqipes dhe Kombit mbarë!..

Sa do doja sot t’jap lule,

Po nuk e di se ku jeton,

Sot 7 marsi dita jote “Gëzuar”

Ish nxënësja me shpirt t’uron!.

PËR TY BULQIZA IME E DASHUR

Sa të hapësh këtë libër,

E të futesh në brëndësi,

Të trishton veç me titull,

Një minierë me histori..

Nga t’gjitha zonat erdhën,

Brigadierë, teknikë, punëtorë,

Nisi puna n’qytet të vjetër,

Mbi një pyll shumë shekullorë..

E i prenë që të gjitha,

Me pisha e me bredhë,

Me ferra, ahé dhe lisa,

Që shumë shtat kishin hedhë..

Me 18 – shkurt -1948 – të,

Inxhinjerët gjithçka zbuluan,

Këtë popull, sot të mjerë,

I madhi Zot e kish bekuar..

Në të gjitha këto galeri,

Ku ari ishte i fshehur,

Për qindra, djem të rinj,

Gjak e lot është derdhur..

Kjo nën/tokë e shkretë,

Ku s’hyn dritë, Diell e Hënë,

Të rinj e të vjetër aty mbetë,

Gazrat kufomë i kanë lënë..

Ehh sa frymë po i merr,

Kjo e mallkuar galeri,

Sa nëna mbetur pa djem,

Sa nuse t’reja veshur në zi..

Këto tonelata gurë i zi,

Që po shiten në dekada,

Një park lojrash për fëmijë,

Që për atë, kurrë s’bie fjala..

Ç’farë t’shkruaj më për ty,

O Bulqiza ime e mjerë,

Sa shumë të kanë telendis,

E për vete janë milionerë!..

*

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT