NESE
Nese do të më pyesni mua ,
Vallë?ç’farë na qenka kjo jetë,
Porsi fluska bore ,n’dimrinë e acart,
Bijnë më vrullë ,zhdukën shpejtë.
Nese do të më pyetni mua,
Vallë?ç’farë na qenka kjo jetë,
Porsi gjethe të rëna vjeshte,
Zbehën shpejtë,dhe bijnë për dhe.
Vallë ç’farë na qenka,jetë e jona,
Porsi scuname,zgjuar nga deti,
Shkaktojnë tmerre,lanë plagë,
Mbetën të çalat,për mbas veti.
Nese do tö me pyesni mua,
Ç’farë ?përjetova në kët jetë,
Pata, ndojherë fluska lumturije,
Që ndryshuan t’imen jetë.
Në udhtiminë e pandalshëm,
Shpeshherë ,u ngrita ,lartë sa lartë,
Por dhe shpeshë ,jeta më hodhi,
Në gremina ,më shkaktojë plagë.
Kështu është gatua kjo jetë njerzore
Nga vetë zoti ,që krijoi këtë botë,
Të gjithë jemi udhtar t’përkohshëm
Lindim ,ecim ,dhe nji ditë shkojmë.
Lum kush ka ,zemër të bardhë,
Dhe në jetë mbjellë ,veq mirësi,
Lenë emër ,lenë të bukur itinerar,
Sikur ai ,ajo ,nuk patë të dytë.
