Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritIsida Dervishhasani - Në errësirë

Isida Dervishhasani – Në errësirë

Ti rri e strukur në një cep

duron një dorë plot ligësi.  

Ti që di të falësh aq ndjenjë

nga ai s`more kurrë dashuri.  

Doje të bëheshe avokate;  

tani përballë dhunës hesht.  

I ke harruar plotësisht ëndrrat,  

dëshiron vetëm gjallë të jesh.  

Ngrihu nga errësira ku ke rënë,

me zë të lartë shqipto “Jo!”

Ti s’meriton aspak poshtërim,  

as dhembje e vuajtje, as lot.

Duaje ti dritën, rrezen e diellit,

një botë ngjyrash të pret jashtë,

jeta është e egër dhe e vështirë,

prapë një dhuratë unike, e rrallë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT