Liga e Kampionëve ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, ku u zhvilluan ndeshjet e dyta çerekfinale.
E marta dhe mërkura dhuroi emocione të mëdha me futbollin e Ligës së Kampionëve, pasi u mësuan katër skuadrat gjysmëfinale.
Gjatë të martës, Real Madridi dhe Chelsea dhuruan një super-ndeshje prej 120 minutave, ku Los Blancos kaluan tutje, ndërsa Villarreali shkaktoi befasinë e madhe duke eliminuar Bayern Munichun.
Të mërkurën, Atletico Madridi dhe Manchester City u perkujdesen për një ndeshje shumë të luftuar dhe agresive, me anglezët që kaluan tutje pas barazimit, ndërsa Liverpooli konfirmoi kualifikimin ndaj Benficas.
Si portier në formacionin e javës u zgjodh Ederson i Manchester City.
Tsimikas i Liverpoolit, Reinaldo i Atlektikos, Rudiger i Chelsea, Stones dhe Ëolker të Cityt, e përbëjnë mbrojtjen e ajvës të publikuar nga shtëpia e futbollit europian.