VAJZA NGA MYZEQEJA
M’u drodh trupi kur e pashë,
Lemza me ngeci në fyt,
Për një vajze myzeqare,
Që si dy yje, i ka sytë…
Sytë me xixa më verbuan,
Mentë e mia fluturuan.
Një trëndafil i dhurova,
Me myzeqaren u miqësova
Kur trëndafilit i mori erë,
Lidhi me mua shpirtin menjëherë.
Tek shpirti im gjeti derman,
NATËN NË BALLKON
Dola natën në ballkon
qellin e kaltër po vështroj
pashë një yll të i madh,
rrethuar me yje përqark,
po bisedonin në trajektore,
me rreze në errësirën qiellore.
Këta yje i krahasoj me fëmijët e mi,
që më dhurojnë dritë dhe dashuri.
U them, ju yje, të më dëgjoni,
në emigrim ku jeni, mos lotoni!
Se me syrin e lotuar nuk shikon
bota nuk rreth tij nuk ndriçon.
Ju Arushë të madhe, do formoni,
Ne kuvende yjesh do kuvendoni.
Rrini te bashkuar të gjithë si yje
Të rrezatoni më shumë fuqi dritësie
poezi:
EDUKATA NË FAMILJE
Nëna më ka porositur:
Të ecësh me kokën lartë,
se asnjeri në botë
s’është i rëndësishëm
të të ulë shikimin poshtë!
Nëse dikush të thotë,
ndonjë fjalë të pahijshme,
mos u nevrikos, atë çast,
Por dhuroji një buzëqeshje ,
Se të ka bërë nder te madh,
të ka prezantuar veten e tij,
ta njohësh kush është ai!…
Ka gjëra që paraja nuk blen,
nuk e blen dot dashurinë
nuk blen as edukatën,
Respektin, ndershmërinë,
Këto i kemi të trashëguara,
Janë dhurata jonë nga zoti!
Komunikimi mes njerëzve,
luan rol edhe tek i joti…
Në familje, në shoqëri
Në marrëdhënie vëllazërore,
komunikim është një siguri
që të shpie në çdo fitore