Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMbrëmja poetike me vargjet e poetes Nexhi Baushi

Mbrëmja poetike me vargjet e poetes Nexhi Baushi

Trazim shpirti

Dashuria ime u tret në harresë
Dhe shpirti vullkan i pashuar,
Fluturoi atje lartë
Në një botë pa trajtë
Atje,
Ku kish mbetur vetëm një dëshirë
Dhe një shpresë.
Një melodi e trishtë zuri vend
Në shpirtin tim,
Loti që pikoi nga syri i asaj nate
Nën mëndafsh u tret në heshtje
Dhe kur buzët bëlbëzuan emrin e tij
Puthja, ah puthja….
Lule borë e përjetëshme.
Por koha e pabesë fl uturoi atje lart
Djalin ma fshehu në retë lozonjare
Valët e detit të trazuar
Copëzat e shpirtit m’i gllabëruan
Si klithmë zgalemi të dëshpëruar.

…………………………………………………………………………

Në tavernën kur dikur quhej “Vjosë”

Në tavernën kur dikur quhej “Vjosë”,
Me shokët e gjimnazit ngritëm dolli,
Orët kaluan, qeshëm e kujtuam,
Për hapat që do hidhnim në jetë ëndërruam.

Secili nga ne, jetoi jetën që na zgjodhën,
Por luftuam e kurrë nuk u lodhëm,
Dallgët e jetës kudo na përplasën,
Por shpresën për jetën, kurrë s’e humbëm.

Sot për çudi, sërish jam ulur,
Në tavernën, kur dikur quhej “Vjosë”,
Dëshiroj fati t’më trokasë edhe një herë,
Me shokët e gjimnazit sërish të takohem.

Asgjë nuk ish si më parë,
Atje, në tavernën kur dikur quhej “Vjosë”,
Te shishja me verë shëmbëlltyrën time pashë,
Është kjo grua e vetme, vërtetë unë?!

Kur befas nga dyert të qeshura shpërthyen,
Fytyrat e shokëve të mi, unë pashë,
Me përqafi me të zjarrta, tashmë të thinjur,
Dhe me të njejtat ëndërra si më parë.

Eh, miqt e mi, ato ishin ditë,
Mendonim ne, se kurrë s’do mbaronin,
Hareshëm vallëzuam gjithë atë natë,
Në tavernën kur dikur quhej “Vjosë”.

…………………………………………………………………………..

Tango e dashurisë

Me atë që dëshiroj dua të jem
Të fl asim me gjuhë perëndish
Nuk dua ta di nëse s’më pëlqen ai
Apo në zjarrin e tij digjem dyfish.

Momente magjike të përjetojmë
Puthjet mbi buzë le të digjen zjarrë,
Në udhë të panjohura të më shpjerë pa zë
Mes pasionit e puthjeve të endem si e marrë.

Jam femër, jam frymë, a thjeshte grua
Jetën s’mund ta mbuloj me hi
E ftoi dhe atë të fl uturoi me mua
Bëj ç’të duash, se zot je ti.

Për mua është ëndërr kjo natë e zjarrtë,
Ndoshta sërish do takohemi
Por duart që u ngrohën në tangon e artë
Për ty e derdhën mallin në letër.

…………………………………………………………………………..

Heshtja e kësaj nate

Sonte një dorë ëmbël rrëshqiti,

Rrahjet e zemrës pulsojnë në duart e tua,

Zëri vibron me drithërimë rrëqethëse

Gurgullima e fjalëve nga buzët,

Rrjedhin si krua.

Nuk di

Në se gabova, që buzët t’i fala,

Besomë o zot!

Heshtja e kësaj nate pati veshje hëne

Shpirtin ma drithëron,

Ma mbyt në lot.

Sonte,

Lumenjtë e zjarrit shuhen ndër damarë,

Sonte,

Ndjenjat vallëzojnë

Mbi tastierën e bardhë të lumturisë,

Sonte,

Dashuria po gdhend

Mbi astarin e kripur të lëkurës

Emrin tënd.

………………………………………………………………………………………………….

M’u duk se jeta aty m’u ndal

Më lexoje në sy, e jo me zë,

Mendimet t’vallëzonin mbi tastierë,

Kur gishtat preknin lëkurën me harlisje.

Harroja gjithçka, si një gjethe në erë.

Shkuli prangat e zemrës, m’pëshpërisje.

Lëre veten e shndërrohu në lule t’ëmbël siç je,

Mjaftojnë vetëm krahët të hapësh.

Puthja peng le t’mbetet mbi telajon erotike,

Si klithma fjalësh.

Fjalë nuk ka më, por vetëm heshtje,

Se puthja të gjunjëzon, të djeg,

Kur krahët rreth meje vendose,

M’u duk se jetës iu mbyllë çdo shteg.

……………………………………………………………………………………..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT