Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSi deti, lag cdo mendim, cdo fantazi, ashtu gjithmone ke bere Ti...

Si deti, lag cdo mendim, cdo fantazi, ashtu gjithmone ke bere Ti dhe vetem Ti…..!!!”

.”Doja te ishim bashke buze detit me rere, zbathur me rroba banje ulur, te na lagte vala e lehte kembet, te na rrenqethte trupin dhe Ne, duke perqafuar, nje trup i vetem. Vetem Ne, por deshmitare Hena dhe pastaj, duke u rrokullisur ne rere me njeri tjetrin ..,rrobat ti hiqnim dhe te na i merrte uji te bridhnim me vrap per ti kapur. .. ne uje!!!Keto jane cmenduri, qe them me Ty dal nga vetja dhe Ti qesh e ..thua “sa e cmendur esht kjo grua…me ke bere ti zemer…”Une heshta gjate e pashe ne sy thelle ne syte e shpirtit te saj dhe shtova: A mundet te qetesoj, detin kur deti shfryn ngre dallge dhe perplaset si i terbuar. Mjaftojne vetem keto fjale, nje perqafim i yti, ajo prekje e lehte ne supin tim, veshtrimi yt aq i ngrohte. E kupton se cfare je ti per mua, Magjistare!! Mos valle deti me ty eshte dashuruar. Apo ato buzet e tua melhem per shpirtin tim.E shikon Henen si qesh atje lart si deshmitarja e jone, dhe ndricon edhe me shume, a mundet qe edhe Hena me Ty ka rene ne dashuri, dhe jam i sigurte qe si mua dhe Henes i ke bere magji.A nuk je ti Magjistarja, qe neteve tona te trishtuara, degjohen kenge, Ti me gishtat e tua ne trupin tim tastieren e nje pjanoje frymore. Dhe une shikoj tek Ty ne fytyren tende si pasqyre dhe nuk kam me asnje shenje trishtimi mbetur nga ato nete te stergjatura me pritje plot mall.E kupton qe me detin ketu ne kembet tona mendimet e trishtura arratisen ne erresiren pas kraheve tona. Ato largohen dhe diku larg shume larg hedhin spirancen per te mos u kthyer me mes nesh.Keshtu erdhe Ti sot e dashur ndoqe fantazine time me hapin tend te lehte, me ndoqe dhe me arrite ja ketu tani pa marre asnje ftese nga Une vetem me ftesen e shpirti tone te trazuar.Me gjete sot atje ne lokalin e vetmuar para gotes se veres se zakonshme, duke ndjekur duetin me detitn, Une ndjeva frymen e ngrohte, afer veshit, ledhatimin e buzeve te tua ate shprehjen tone te dashur “Erdha shpirti im”….Erdhe se malli per Ty, paska fryme ka jete ka edhe duar, qe me prek aq embel kur kam nevoje, me prek buzet, ashtu e pamershjishme malli mbi gjoksin tim duart e veta zbret.Ahh… ky malli per Ty vjen edhe si buze dhe malli i buzes me puth me lag eshte perlevuese ashtu si i ke Ti buzet, sic kalojme te dy ne cmenduri…..E kupton e dashur qe Malli per Ty brenda ka edhe Diellin edhe shiun e papritur, mblidhen te tera keto kujtime, te shprehura ne mall dhe vijne tek Une fuqishem me fuqishem se nje uragan.Dhe ne fund Une tani jam ketu me Ty ne humneren e thelle te mallit dhe ketu ngela per jete”…

..Pirro Minella Millona

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT