Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritDUA TI THITH BUZËT

DUA TI THITH BUZËT

Dua ti thith buzët
si bleta nektarin,
në lulen e trumzës;
petalbardhë të mjaltit


Dua ti thith buzët
si qumështin e gjirit.
Buzëve ua heq shkrumin;
etjen i shuaj shpirtit.


Dua ti thith buzët
si gotën me verë,
me mushtin e rrushit
të ëmbël-sheqer.


Dua ti thith buzët
dhe të dehem-tapë.
Duke na u dridh gjunjët,
të fundosemi në shtrat.

Poezi nga Zyra Ahmetaj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT