Në lagjen ‘’Dardania’’ në Prishtinë ka ndodhur një përleshje me thika, ku ka mbetur i plagosur një person.
Në këtë përleshje ishin të përfshirë 3 persona.
I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, derisa dy nga të dyshuarit të përfshirë në përleshje janë arrestuar.
Këtë e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Zëdhënësi Agron Borovci, ka thënë se ka mbetur i plagosur një person nga një mjet i mprehtë pas një përleshje.
“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Borovci