Një specializant i Ortopedisë e ka sulmuar fizikisht një infermier të Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Gazeta Metro.
Gazeta Shneta ka mësuar nga burime se shkak i këtij sulmi ka qenë një palë. Rasti është hapur edhe në Policinë e Kosovës.
Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Sindikata e Infermierëve të Kosovës, të cilët e kanë quajtur akt të shëmtuar dhe të turpshëm nga mjeku.
“Pavarësisht rrethanave që mund të kenë quar deri tek përdorimi i dhunës fizike, përdorimi i saj ndaj infermierëve, sidomos kur kryhet nga një profesionist shëndetësor është akt i shëmtuar, i turpshëm dhe vepër e patolerueshme, pasi që ekzistojnë organet kompetente për trajtimin e shkeljeve, mosmarrveshjeve dhe kontesteve të të gjitha llojeve”.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës inkurajon organet e drejtësisë që rastit në fjalë dhe rasteve tjera të sulmeve fizike ndaj infermierëve t’u ipet përgjigjie e merituar. Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon nga SHSKUK / QKUK që të marrë masa diciplinore ndaj mjekut në fjalë”, thuhet në reagim.