Sunday, November 16, 2025
BallinaLajmeQëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet

Qëndroi 22 orë në det të hapur, 69-vjeçari shpëtohet

Një burrë 69-vjeçar u shpëtua nga rojet bregdetare të Japonisë, pasi kishte qëndruar 22 orë në det të hapur, mbi motorin e varkës që i ishte përmbysur.

Në videon e filmuar nga ekipi i shpëtimit, duken pamjet ku burri qëndron i kapur pas një pjese të helikës së motorit, ndërsa roja bregdetare përpiqej ta shpëtonte.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte nisur për në ishullin turistik Yakushima pasdite të së shtunës, kur varka e tij u përmbys.

Kolegët e tij kontaktuan rojet bregdetare të Japonisë pas incidentit, por ai u arrit të gjendet të nesërmen rreth 30 kilometra larg, në det të hapur, raporton oranews.

Burri ka pësuar një dëmtim të lehtë në kyçin e këmbës së majtë, por është jashtë rrezikut për jetën.Më shumë nga interneti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Poem by Armenida Qyqja

Poem by Suela Bako

Poem by Pem’za Peso: 

Poem by Luis García Montero: