PËRZIERJE…
Mbushi kupën, plot përplot,
As me verë, as me raki,
Syri i sajë, rrushi merlot,
Teksa qante, nëpër shi
.
Pikë – pikë -pikë shkiste, ngadalë,
Në simbiozë, dhe pikë e shiut,
Me një sumbull lot të valë
Tek shpreh fjalën rreth njeriut.
Mëkatar është mëkatar!!!
Tingujt treten “trotuarit”
Njëra pikë , piano në bar,
Tjetra ,kripë sipër zjarrit…
Dhe e mbushën kupën plot!
As me verë, as me raki,
Një përzierje, lëng- barot,
Që dhe sot, e pi e pi …
