Shtiza
Shtiza mendimesh
shkojnë e vijnë
e thurin rreshta mërzi
të gjejnë psetë
jo në kërkundin
e asaj që unë s’di
pres përgjigje
Zot a mundem?
deri kur?
E di që përgjigjen
me postën e qiellit
presin lutjet e mija
një kartë si ajo e jotja
Drejtësi
pa firmë e vulë
e vendos ti se kur
unë vetëm lutem
ndër hyjni
Tani
mjaftohem unë
vetēm t’më largosh
retë që më sjellin furtunë
E le të grindem pak
ndër derte
shuk ti mbledh
ti hedh në dete
zemrës sa ti thur një rrexë
Zot na ruaj nga të pabesë..
