Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere nuk ka pranuar ërkesën e specializantëve të mjekësisë, për paga dhe mëditjem …
Me 2 abstenime dhe 6 vota pro, në mbledhjen e këtij Komisioni, është votuar rekomandimi i grupit punues për refuzimin e kërkesës së tyre.
“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani.
Kujtojmë, që kërkesa e tyre e vetme është që të paguhen për punën që e kryejnë dhe të kthehen në specializantë të rregullt.