Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritAgim Jerliu-Dashuria dhe lulet kanë ngjajshmeri

Agim Jerliu-Dashuria dhe lulet kanë ngjajshmeri

Dashuria dhe lulet kanë ngjajshmeri

Njashtu sikurse lulet është edhe në dashuri
Kanë aq të përbashkëta dhe ngjajshmëri
Aromë të këndshme dhe po aq hyjeshi
Njësoj rrëmbejnë shpirtin sikur një magji

.
Që të dyja janë shumë të ndishme njësoj
Asnjëra s’don duar të vrazhda që t’i lëndojë
Duan përkujdesje të mirë në vazhdimësi
Butësi dhe buzëqeshje si dhe përkëdheli

.
Lulet dhe dashuri, njësoj duhet trajtuar
Të jem të kujdesshëm, për t’i mos lënduar
Ato duhen ushqyer, ujitur dhe kultivuar
Aromë të tyre, çdo Stinë për të shijuar.


Si njërën si tjetrën pakujdesia lëndon fort
Njësoj të ndishme dhe njësoj derdhin lot
Nëse i kpusim i shkelim apo i ndrydhim
Ngjashëm lule e dashuri lotët shtrydhin.


Lulet e bukura na duan që t’ju marrim erë
Të mos i kpusim por ujisim çdo ditë e përher
Aromën e tyre në çdo stinë jo vetëm në pranverë


Shkëlqim dhe aromë do të kenë përherë.
Nëse s’kujdesemi ato nisin vin e vyshken
Mbesin veq kujtimet që kurrë s’ndryshken
Do t’humbin aromën ngjyrat dhe hyjeshin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT