Jo të gjitha poezitë rriten në një kopësht luksi.
Të miat i ushqeva me kripë nga plaga ime.
Mëngjeseve u rritën pa mjaltë e haviar,
me kafe të zezë nga kup’ e brengës time.
Prandaj tragjedinë s’e shkruan çdokush,
as kurorëzimet që zunë fill në tetor,
as ai që s’u martua në dimër,
poezisë s’i vënë dot unazë dhe orë.
Të dielave djalli na martoi të gjithëve,
në një kishë ceremoniale a në një bahçe te bukur.
Dhe po të dielën na varrosi me psalme,
të zbukuruar me buzëkuq e fustane me flutur.
Në tryezën time nuk ka vend për festa,
as pjata të arta, as gota kristali.
Kam mbledhur heshtjet që lanë pas të tjerët,
si eshtra fjalësh në fund të një varri .
Urinë e shpirtit s’e shuaj me emra,
as me fruta të llastuar ekzotike.
Kur jeta më servir një mëngjes të hidhur,
ha në heshtje dhimbjen e botës kibernetike
Break fast po bëj sot me thërrimet që mbetën
nga një bukë e vjetër, e mykur, e tharë.
E vetmja menu, një gotë me lotë të mbledhur,
pa qumësht bletësh, ekzotikë apo havjar.
