BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-VJESHTA E ARTË

Murtez Asllani-VJESHTA E ARTË

Vjeshta e artë
tash ka mbërri,
mollë e dardhë
në çdo shtëpi.

Moti ka ndryshuar
qielli plot re,
bujqit në ara
punojnë me hare.

Zogjtë shtegtarë
kanë shtegtuar,
në vende të nxehta
ata kanë shkuar.

Gjethet e drunjve
se ç’po fluturojnë
të gjitha rrugët
ato i vërshojnë.

Shirat e vjeshtës
tokën e freskojnë,
njerëzit më lirshëm
kudo frymojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT