EVROPË…
Sa kam filluar të të urrej Evropë
Kisha qenë gabim kur mendova se ke ndryshuar sot
E njejta ke qenë më shekuj për ne shqiptarët
Për coptimin tonë ke ndihmu barbarët.
Je kënaqur në vuajtjet e peripetitë tona
Na llogarite çdoherë njerëz të dores së dytë
Njerëz me bishta, ashtu sic Serbia ta servoi
Por edhe ti edhe ajo aq shumë gaboi.
Gabuat dhe gabime jeni duke bërë përsëri
Nga ne, popull i lashtë me kulturë e histori
Na keni futur në geto e izolu një popull
Nuk kemi nga shkojmë, vetëm sillemi rrotull.
Por një ditë do të pendohesh Evropë
Po na detyroni që mes veti të duhemi më fort
Të duhemi aq shumë siq duheshim më parë
Një gjak, një komb, një flamur – jemi shqiptarë.
Mos u qirr e vajto pastaj kancelarive tuaja
Mos harto konkluza e deklarata ashtu siq e keni adet
Se të gjitha ato më nuk do të pijnë ujë tek ne
Do i marrim dhe të pavlefshme do i hudhim në det
.
Zgjohuni shqiptarë nga gjumi edhe vene gishtin n’kokë
Mjaft kanë luajtur me ne dhe ende po luajnë sot
Tu tregojmë se jo ujë por gjak rrjedh në këta damarë
Zgjohuni se u bë vonë e shpallne bashkimin kombtar!