..Dryni i rëndë ka mbyllur menteshat e Portës së Vjetër në fund të rrugës, aty në lagjen “Kala”.
Sa herë kaloj kthej kokën, nuk dëgjoj trokitjen e lehtë, mungon Ajo ashtu ulur në pragun e portës.
Priste e priste, që dikush të trokasë, ta hapë duke rënkuar menteshat e vjetra, të hyjë brënda dhe Ajo të ngrihet shpejt dhe të marrë si dhuratë trëndafilin e kuq, të vraponte drejt tij dhe ti hidhej në qafë.
Ehhh,…. asnjëherë nuk harronte Ai, kur kalonte tek ajo Portë e Vjetër i dhuronte lule vajzës së bukur, për ta bërë të tijën.
E pra ai trëndafil i kuq ishte sinjali i tyre.
Por sot nuk është vajza, që ti hapë portën pas trokitjes së lehtë, por mungon edhe djali të trokasë.
Ku janë vallë të dy ata sot???.
As trëndafili i kuq mungon, që simbolizonte pranverën vetë.
Kanë kaluar shumë dimra me suferinë, nëpër atë rrugicë dhe janë përplasur në Portën e vjetër.
Koha nuk pret, ikën pa e kthyer kokën prapa dhe vitet me kalimin e kohës kanë zëvëndësuar njëri tjetrin.
Në Portën e Vjetër janë gdhëndur vetëm kujtimet e tyre.
Një ditë fillim vjeshte vajzln e fejuan, atë ditë djali erdhi për herë të fundit para Portës të Vjeter trokiti, por askush nuk e hapi Porten.
Djaloshi iku, shumë larg iku, me një barrë brengeje të përjetshme me vete.
Atë ditë grumbulloi shume lotë pikëllimi në pragun e Portës së Vjetër, u tërhoq ngadalë dhe la edhe ai lotët e pikëllimit, trëndafili i kuq është tharë.
Në të dy cepat e Portës së Vjetër të vetmuar përherë mbetën emrat e tyre të gdhëndur.
Dhe sot ato emra të gdhëndur për dy zemra, që nuk qeshën, edhe pse u deshën aq shumë,.
Do të mungojnë përherë trokitjet e lehta, por ëndrrat vazhdojnë të jenë aty, që u gdhëndën në zemrat e përcëlluara nga dashuria e pa konkretizuar.
…..A thua do të vijë një dite e bukur si sot, që dikush do të trokasë sërish në Portën e Vjetër, duke shëruar mallin e patretur atë plagë të vjetër, ti risjellë gjallerinë e dikurshme Portës së Vjetër….???
