Ma do shpirti.
Ma do shpirti të luaj paksa me qershitë,
sytë i leva, si qershi të zeza,
tri vathë qershize i vura njërit veshë,
dhe një kokërr kerthizës i a mbërtheva
.
Mos më ler si qershinë degës së lartë,
që me dorë ta marrin, dot se kapin,
me sqep e shpon, e ha një sorrë,
netëve të rozëta me hënë të plotë
…
Eja, një kokërr qershi më vë ne gjoks,
një kokërr tjetër mbi buzën e bukur,
ma ndiz me frymë prrush dashurinë,
nektar të rrjedhë nga buza në zemër…
