KUR BUZËQESH JETA
At’herë,kur fjalët,
rrjedhin ëmbël e butë,
si uji i burimit ,
n’bjeshkë.
Kur qetësia ,
n’shpirt t’ngrohë
edhe trupi t’pushon
jeta lulëzon.
Dashuria e sinqertë
e ëmbël ,si nektar,
bazë e jetës sonë
jetëbardhë…
Mërgimtarët kur t’vijnë ,
shtëpia gumëzhinë,
porsi zgjua bletësh
Kënaqësia s’ka kufi.
