Matthijs de Ligt nuk do të luajë në Kupën e Botës 2026, pasi iu nënshtrua një operacioni në shpinë dhe do të mungojë për disa muaj.
Lajmin e konfirmoi gazetari Fabrizio Romano, ndërsa vetë mbrojtësi holandez reagoi me një mesazh emocional pas operimit.
Pas gjashtë muajsh trajtim dhe pune të madhe për t’u rikthyer, operacioni ishte opsioni i vetëm që mbeti. Jam i zhgënjyer që nuk munda ta ndihmoja ekipin gjatë gjashtë muajve të fundit. Natyrisht që do ta humbas Kupën e Botës, por mezi pres të bëj gjithçka për t’u rikthyer para tifozëve dhe për t’u ndjerë mirë përsëri”, deklaroi De Ligt.
Mbrojtësi pritet të rikthehet vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm, ndërsa mungesa e tij konsiderohet goditje e madhe për Holandën para Botërorit 2026.
