Sunday, December 22, 2024
BallinaLajmeGjendet një veturë e braktisur në Prizren, brenda kishte kallash, karikator e...

Gjendet një veturë e braktisur në Prizren, brenda kishte kallash, karikator e fishekë

Policia në Prizren ka gjetur një veturë të braktisur, në të cilën janë hasur elemente të dyshuara që mund të jenë përdorur në raste kriminale.

Automjeti ishte konfiskuar nën dyshimet se mund të jetë i involvuar në ndonjë vepër penale.


Gjatë kontrollit, policia ka gjetur elemente të dyshuara që mund të jenë përdorur në raste kriminale si, pushkë e llojit AK47, karikator, fishekë, etj.“Pasi policia informoi prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe mund të jenë përdorur ne raste kriminale si: 1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator; 13- fishek kalibër i panjohur, 1-maskë e zezë, 2-targa me numër të ndryshme të automjetit; 1-shufër metalike; Disa elemente si boca plastike të zbrazëta, Rroba sportive etj”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit ËV Pasat, janë gjetur elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme.

Njoftimi i plotë i Policisë së Prizrenit:

Me datë 04 tetor 2021, në rrugën “Saranda”-Prizren, policia kishte pranuar informacion për një automjet të dyshimtë i cili gjendej në lagjen “Ortakoll”. Njësitë policorë duke vepruar menjëherë gjeten se automjeti ishte i braktisur dhe mbante targa të falsifikuara, pasi nuk i kishte të njëjta.

Në lidhje më këtë, në vendin e ngjarjes kishin dalë hetuesit dhe njësia e forenzikës, mirëpo pasi automjeti ishte i mbyllur, por duke pasur dyshime se mund të jetë i involvuar në ndonjë vepër penale i njëjti u sekuestrua përkohësisht.

Pasi policia informoj prokuronin në lidhje me ngjarjen, sot me datë 08 dhjetor 2021, pas pranimit të urdhëresës për kontrolle nga prokurori i Shtetit, pasi deri më tani nuk ishte paraqitur pronari apo poseduesit e këtij automjeti, në brendësi të tij policia gjeti elemente të dyshimta qe mund të jenë përdorur ne raste kriminale si:

1 -pushkë automatike AK47, dhe një karikator

13- fishek kalibër i panjohur,

1-maskë e zezë,

2-targa me numër të ndryshme të automjetit

1-shufër metalike

Disa elemente si boca plastike të zbrazëta,

Rroba sportive etj.

Gjatë kontrollit të automjetit ËV Pasat policia gjeti elemente të dyshimta, ku dyshohet se kishte ndërhyrje në automjet në disa pjesë për çka hetuesit do të zhvillojnë hetime të mëtutjeshme.

Për të gjitha këto u informua prokuroi i Shtetit, i cili udhëzoj që rasti të hetohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.

Rasti është nën hetime, policia po punon për identifikim e personit apo personave të dyshimtë për braktisje të automjetit me gjetjen e elementeve kriminale.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT