BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Treni i jetës!

Cerazela Kondi-Treni i jetës!

Misterioz treni i jetës.
Disa i çon në destininacionin
e tyre dhe disa i mban
udhëtarë të përjetshëm.

Të ndryshojnë stacione.
Të përshëndesin njerëz.
Të lënë mbrapa,copa nga shpirti.
Të fshehin lotët e lamtumirës heshtur.

Dhe vazhdojnë,pa ditur
ku do ti nxjerri rruga tjetër.
Udhëtarët e përjetshëm kanë
dhe diçka të dhimbshme.

Mbartin,histori,plagë ëndrra
dashuri,që nuk arritën kurrë
në destininacionin e tyre.
Mbyllur mirë në një valixhe.

Ndoshta mësimi më i madh,
nuk është të arrijmë diku
por të mësojmë ta duam rrugëtimin
sado të dhëmbi.

Sepse udhëtimi më i vështirë
nuk është ai që nuk ka destininacion
por ai që zemra kërkon diku
të çlodhet,kokën të mbështesi.

Por jeta,ka planet e saj.
Fërshëllen përsëri,gati për udhëtim
tjetër!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT