Joao Felix dëshiron të largohet nga Atletico
Sulmuesi portugez nuk është i kënaqur në Madrid
Joao Felix po kërkon që të largohet që në janar nga Atletico Madrid.
Sipas medias portugeze, El Larguero, sulmuesi që Atletico shpenzoi 126 milionë euro për ta blerë nga Benfica më 2019, nuk i ka përmbushur pritjet e duhura.
Felix ka startuar vetëm në tri ndeshje në La Liga për Atleticon këtë sezon kështu që kjo media ka mësuar se ai dëshiron të largohet nga klubi që në muajin janar.
Portugezi ra në plan të dytë nga trajneri Diego Simeone pas mbërritjes së Griezmann, kështu që koha e tij e lojës do të reduktohet ndjeshëm këtë sezon.
“Jorganët” kërkojnë të paktën 70 milionë euro për lirinë e tij dhe tashmë disa klube po shfaqin interes për portugezin.
Joao Felix mbërriti në Atletico në vitin 2019 për një transferim rekord prej 127 milionë eurosh, por nuk i përmbushi pritjet.
Manchester City është favorit kryesor për të rrëmyer yllin e Portugalisë