Vala dhe hija…
Vala e detit përplasej me bregun
herë qetësisht e herë me inat,
largohej ngadalë e përsëri kthehej
e uritur puthte, rërën e thatë!
Në ujin e kristaltë një hije u shfaq
nga pas duart në qafë mi vuri,
rrezja e diellit veç tek ne u ndal
dallgën e thirri ,dhuratë na e shpuri’!
Mbytu e dashur në dashurinë time det
hija më foli dhe më shtrëngoi fort,
pulëbardha ime, jam i yti mbret
në sytë qiell-det do mbytem unë sot!
Kthej kokën pas të prek e ta ndjej
në fund të detit veç një hije pashë,
trishtimi më zuri u zhyta në not
e zërin harruar ,ika dhe e lashë!
