Saturday, April 25, 2026
BallinaVitrina e libritEnver N. Rexhaj-Frone mbi Hi

Enver N. Rexhaj-Frone mbi Hi

Kush rreh gjoksin, bërtet me zë,
“Une jam mali, unë jam dritë!”,
Por hapat i ka mbi hi të rremë,
Dhe lavdia veç një maskë në fytyrë.

Flet për nder e për madhështi,
Si mbret pa mbretëri në dorë,
Ngjitur lart mbi fjalë të viedhura,
Qe s’kanë rrënjë në asnjë tokë.

E ndërton fronin me gënjeshtra,
Me buzeqeshje të shtirë e fjalë pa shpirt,
Por e vërteta s’blihet me zë të lartë
Ajo vien dhe të zhvesh lakuriq.

Dhe bie… jo nga dora e tjetrit,
Po nga pesha e vetes së tij,
Se kush bëhet i madh me falsitet,
Shembet vetë pa pasur armik.

Në fund mbetet veç një jehonë,
E një emri që fryhej kot,
Si balonë në qiellin e zbrazët,
Që shpërthen… dhe s’mbetet asgjë më.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT