HESHTJA E GJATË!
Me heshtjen që brenda vetes mbajmë
Hënën e fshehim në njëanë
I mësojmë dhe yjet të qajnë
Heshtja e gjatë na bën të dobtë
Sa hallet i fshehin nën rrëgosë
E në fund inatosemi me diellin kot më kot
Gjëmat e zemres i flakim jashtë
Barkun e hapin e sorrët qesim
Se shumë e kemi ranu thesin
Më pas bëhemi me flatra
Sa zjarr na merr vatra
Djegim të tjerë dhe vetë digjemi ndër gaca
Se po heshtem, kur duhet të vlojë fjala
E të sorollatemi në ëndrra e përralla
Vullkani do të na marrë përpara.
