Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj-FORCA E FJALËS

Marjola Salataj-FORCA E FJALËS

FORCA E FJALËS

Nëse me armë do luftonim,
Sa herë grindjet mes nesh do ishin,
Do ishte bota e shkatërruar,
Se s’kish se si të ishte ndryshe.


Por nëna natyrë,krijoi fjalën
Dhe pse shpeshherë e egër njerëzia,
Ndër vite, shekuj ,formë mori fjala,
Ku u shëndrua në pasurira.


Me fjalë të arta ku mbushnin shpirtin,
Ashtu si mjalti , ujë i kulluar,
Sa herë me fjalën ,janë falur gjakrat
Se s’mund të ishin të gjallët dënuar.


Si këmishë force, lidhur pas trupit
Me mëndjen që punon pafund,
Me forcë të fjalës është zbutur guri,
Ndaj është një pasuri pafund.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT