Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritXhevat Dajaku-I trokas hënës n'portë

Xhevat Dajaku-I trokas hënës n’portë

I trokas hënës n’portë

Si dje, si mbrëm, si një ditë më pas,
Hiç më pak zemëra s’më është qetësuar,
Edhe kur lodhem mendjen e vras,
E vras më pikëllim hënën e hutuar!


Eh, hënëz moj tinëzare i them njëherë qet,
Ndaloj, marr frym thell dhe i them përsëri,
Filloj t’i flas në heshtje më një zë të lehtë,
Vazhdoj më zë t’lart më sa kam fuqi!…


Hënëz më fol, vetëm një fjal,
M’u atë që njeriu i shkret s’po e flet,
Se n’zemër një dhembje më djeg sikur zjarr,
Fol, bëhu trime, se toka po hesht!


Heshtin njerëzia, heshtin si varret,
Dhe toka vazhdon tutje që t’i mbanë,
Toka është lenduar aq shumë nga të marrët,
Nga marrëzit e njeriut, turprohet e qan!


Në dyer njerëzish trokita më kot,
Rrugës së pusisë sa herë që kaloj,
Trokas pa ndërprerë në secilen portë,
Hënëz hape portën, trego kush qëlloj!….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT