Një botë ka çdo njeri
Syt janë me pa
E shpirti me ndi
Pse dyshon pra
Se bota je ti
.
Një botë ka çdo njeri
Çdo njëri që frymon, edhe shpirti i vibron
Diell e hënë i ka në gji
Edhe acari e zjarri në ty jeton.
Pra ti je fati, bota vetë
Ajo botë me bukuri shpirtrore
E kuptoj se nuk është e lehtë
Se jeta ka dimër dhe stinë pranverore.
Prandaj perendia, ti dha të gjitha ty
Dhe ti pyet; “a ja vlenë për të jetuar”?
Ti dha zemër, gjuhë edhe sy
Që të jesh gjithmonë e (i) mrekulluar.
Nese sheh me zemër
E prekish ëmbel me sy
Gjakun e ngrohtë në vena, do e ndjesh deri thember
Do e kuptojsh se sa, botë e bukur je ti!
