Sot u zhvilluan katër ndeshje në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Në Grupin A, Istogu shënoi fitore të rëndësishme me rezultat 4-2 në udhëtim te Trepça, shkruan Gazeta Olle.
Në duelin tjetër të këtij grupi, Feronikeli 74 mposhti A&N në shtëpi me rezultat 3-1.
Ndeshja Vëllaznimi – Liria e Grupit A u shtye për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.
Në Grupin B, Vjosa mori fitore të madhe prej 3-1 si mysafire e Ramiz Sadikut.
Skuadra nga Shtimja momentalisht pozicionohet në vendin e parë në tabelë.
E vetmja ndeshje e cila u mbyll me barazim ishte ajo mes Fushë Kosovës dhe 2 Korrikut, në të cilën portat mbetën të paprekura.