Klubi i Malishevës ka bërë të ditur se pas shkarkimit të Arsim Thaqit ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, Sami Sermaxhaj.
Në postimin e klubit në Facebook nuk janë dhënë detaje të tjera, përveç se i kanë uruar atij punë të mbarë në pozitën e re.
”Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se klubi ka arritë marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj….Nga sot trajneri Sermaxhaj do të drejtoj skuadrën nga pozita e Kryetrajnerit. Punë të mbarë dhe suksese trajner,” thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë se Sermaxhaj më herët ka qenë trajner edhe i Drenicës dhe Ballkanit.
Malisheva nga shtatë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës ka arritur të grumbullojë shtatë pikë dhe gjendet në pozitën e tetë në tabelë.

