Ende të pres si dikur
I dua mëngjeset e mbushura me jehonat
e zërit të më zgjojnë që dielli pa lind
n’horizont.
I dua ato buzë prej malingash të më puthin
mëngjesëve, kur muzgu mbyllët në mua
dhe fsheh qenien tënde prej hëne.
E dua zjarrin tënd të më gjarpëroj
si një lumë i prajtë dhe renkimët e tua të
shuhen thell në mua.
Ti je motive i kohës sime që rënd në udhët
e mia, siç rënd hëna në peizazhin e natës
së qetë.
Ah baronesha ime, ti lajtmotivi i kësaj kënge
të pavdekshme, jam këtu s’i dikur në po atë
pasion dhe ende vuaj.
Sa lot u derdhen, sa lutje e përgjërime
mes një dritë që e mpsht’ tërrin për një dashuri.
Dashuri, ky symbol i përgjakur
që vret shpresen a ëndrre e dikujt.
