PO MË DUKET…
Po më duket…
Malet po shendërrohen nē fusha,
Fushat në male,
Koha po plaket ngadalë.
Po më duket…
Gjithnjë e më pak takoj njeri,
Ujqit, dhelprat, kuçedrat,
Kudo i kam pêrbri.
Po më duket…
I lig po bëhet secili sa s’ka,
E unë, o unë
Vetem nga pikëllimi ha!
