Nē dritare troket shi!
Mjegulla…shpërndarë..ngado
A mendon për mua ti,
thua vallë, ku është ajo !?
Do përhumbesh sot në kujtime,
Te një foto , në sirtar…
Fshehurazi, do puthesh fytyrën time
Malli prap ty të ka marrë !
Do këndosh një këngë të vjetër,
Ndoshta, një melodi apo një varg…
Një lot, do të shuhet në letër !
Një gotë verë, me fund, në darkë…
Në dritare…troket shi,
Mjegull, ngado…shpërndarë
Ti pëshpëritë… më do , s’më do !
Mbi ca petale luledelesh tharë!
