-JAM NJË TOSKË NGA TEPELENA
Jam një djal nga Toskëria
Veshur s’i burrat e parë
Atje i kam rrënjtë e mia
Thon se me flori është larë
Jam i rritur në mexhlis
Jo në hone e në shpella
Trimërin e kam në fis
Treqindë palë fustanella
Aty ku del syri diellit
Ylberi ngjyrat shpërndanë
Malet i afrohen qiellit
Aty dua të jem pranë
Burimet s’kanë të shteruar
Perëndia vuri dorë
Lumenjtë me ujë të kulluar
Zbresin nga malet me borë
Kur atdheu ka nevojë
T’i i kthen gjoksin gjëmimit
Burri vdes me këngē në gojë
Rritur në djepin e trimit
Me shpat e me jataganë
Ke shkelur dhe nëpër plumba
Supet e tua gjerdanë
Mbushur plotë me pëllumba
Hije rëndë qëndron Tomorri
Mbi dallgët e historisë
Siç qëndronë në det vaporri
Është fole e Perëndisë
Malli ytë më djeg s’i furr
Gjaku ytë më rrjedh në vena
Edhe pse s’kam hardhur kurr
Jam një toskë nga Tepelena
