BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-NË QERTHULLIN E KUJTIMEVE..

Luan Sheshi-NË QERTHULLIN E KUJTIMEVE..

NË QERTHULLIN E KUJTIMEVE..

Kujtimet nga pas më ndnjekin,
strukur skutash të qeta mërzie,
të viteve ndryshk dot s’i prekin,
vërshojnë caqesh ndryra mërie…


Mëria një tjetër motiv i zbehtë,
ngec sysh të zbrazura hutimi,
cep buzës buzëqeshja e lehtë,
fsheh vello-ndehurat trishtimi…


Trishtimi kapitulli i pambaruar,
end sythe të vjetra harresash,
preh shtegut çarqesh lënguar,
lëpin plagë-çara…pendesash

…
Kujtim nga pas më ndnjekin,
më sillen nëpër hapa vërdallë,
të viteve ndrysh dot s’i prekin,
dhe s’di ç’kërkojnë tjetër vallë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT