Prishtina ime!
Prishtina na lindi n’ emër të gjeografisë,
n’ literaturën e ndaluar shekuj me radhë,
Aktorë: Komedinë në skenë fshehurazi,
poeti unë n’ aromë jete me shpresë thash
Ulis në rikthim është!
Prishtina ime!
Veç me lotët do të krijohej një lum (Ë) , lumi ynë.
Lumin na e shkelën, shkelën mbi lotët tanë,
Pranvera më nuk vjen, edhe zogjtë qajnë
për muzikën tënde lum-loti i kryeqytetit tim!
Prishtina ime!
Aty në kopshtin tënd një vashë e bukur,
Zonjë qytetare, elegante, pamje Hyjnore,
në shpirt mban ëndrrën tënde të bukur,
në qiellin e kaltër shpresa e humbur!
Prishtina ime!
Lum (Ë) -loti im kush ta zëri frymën?
Pema ka mbet në vetmi e vetme është,
dhe ka frikë se të gjitha shoqet ja kanë pre!
Poema ime, lumi e pema qajnë me lotët e mi,
Teatri ndihet i vetmuar në kohë të sotme!
