BallinaVitrina e libritAdelina Dardha Haskaj-Kjo ishe ti

Adelina Dardha Haskaj-Kjo ishe ti

Zgjodhe të jesh vetja
në kaosin e përditshmërisë,
e rrëzuar nga peshat e veta,
e brishtë për t’u përballur
me ideale,
me kufij të ngritur si qerpiçë.

Merrje kohën
si një akt madhështie
për t’iu afruar jetës,
me ankthin e ditëve që iknin
dhe hijen e atyre që vinin
pa premtim.

Shpalosje lodhjen
jo për t’u fshehur,
por për të lënë gjurmë:
duke zhgarravitur
mbi bardhësinë e mureve,
si dëshmi se ke qenë
aty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT