Udhëtova..
me anijet që kalonin rreth meje dhe kuptova
që po lindte një botë e re.
Flladi, mi krehte flokët,
ndërsa qielli, shkëlqente!
Vetëm dielli, kish nje shikim të ashpër
si zhavori i plazheve në dimër.
Nuk e mbaj mend, shikimin e saj të parë
por që fëmijë kam ecur me ritmin e flakës
shtrirë në rërë.
Deti,
ka qenë dashuria ime e vetme sepse
ka pamjen e idealit
Vetëm emri i saj është si pikëçuditëse
Që atëherë,
gjithçka e mirëpres me qetësi
Diellin, retë e bardha
dhe klithmat e tyre te largëta.
Kam parë shume porte, varka të gjelbra
dhe këngë
Anijet e lodhura,
më krijojnë një ekzotike të çuditshme
dhe nostalgjia gjithmonë gjen një dalje.
Deti, gjithmonë e ka ditur këngën time !
